Ngacmohet nxënësja 15-vjeçare afër shkollës në Skenderaj, denoncon rastin në Polici

Vajzat dhe gratë po vazhdojnë të jenë viktimat më të shpeshta të dhunës në familje, ngacmimeve e sulmeve seksuale. Në shumicën e rasteve viktima po del të jenë edhe të miturat. Një ndër to është edhe një 15-vjeçare nga Skenderaj, e cila po ngacmohet nga një 21-vjeçar në afërsi të shkollës ku ndjek mësimet.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se për një rast të tillë Prokuroria ka nisur hetimet, pas denoncimit të nxënëses, e cila bashkë me babain ia ka mësyrë Policisë për të raportuar ngacmimet e të dyshuarit.

Rasti dyshohet të ketë ndodhur në afërsi të shkollës, ku i dyshuari e ka përcjellë vajzën, e madje edhe e ka telefonuar, duke i shkaktuar kështu shqetësim e frikë. Sipas provave të siguruara nga Policia, i dyshuari e ka ngacmuar të miturën me thirrje dhe mesazhe, në numrin e saj të telefonit dhe e ka penguar në vazhdimësi.

Në lidhje me këtë rast, Sinjali mëson se i dyshuari është identifikuar dhe intervistuar nga hetuesit policorë dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti “Ngacmim”.

Lexo edhe:  E rëndë: Gjendet një person i vdekur në rrethana të dyshimta në Hotel Grand