Ngacmohet gruaja nga Suhareka, një burrë i dërgon në vazhdimësi foto pornografike
Vajzat dhe gratë po vazhdojnë të jenë viktimat më të shpeshta të dhunës në familje, ngacmimeve e sulmeve seksuale. Për këtë fenomen shqetësues javëve të fundit ka pasur reagime të shumta pas ngjarjes që tronditi vendin, dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë.
Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se për një rast të tillë Prokuroria ka nisur hetimet, pas denoncimit të një gruaje në Suharekë, e cila ka njoftuar Policinë se që një kohë është ngacmuar në rrjete sociale.
Rasti dyshohet të ketë ndodhur nga muaji maj deri në shtator në fshatin Gjinoc, periudhë kjo kur i dyshuari e kishte ngacmuar viktimën. Rastin ajo ka vendosur të raportojë në Polici, me ç’rast është intervistuar nga hetuesit policorë dhe ka dërguar dëshmi që provojnë ngacmimet e të dyshuarit.
Sipas provave të siguruara nga Policia, i dyshuari e kishte dërguar foto pronografike viktimës, duke i shkaktuar shqetësim.
Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është identifikuar dhe arrestuar, e më pas ka dhënë deklaratë para hetuesve policorë. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i njëjti është ndaluar për 48 orë dhe ndaj tij është iniciuar rasti