Nga sot priten reshje të borës, meteorolët tregojnë motin

Sot na pret mot kryesisht i vranët dhe i ftohtë. Priten erëra veriore/verilindore dhe reshje kalimtare shiu.

Në viset e larta malore priten reshje të herëpashershme bore. Temperatura maksimale pritet të arrijë deri në 14 gradë Celsius.

Të dielën në Kosovë priten vranësira dhe intervale kohore me diell. Rrallëkund mund të ketë ndonjë rigë të dobët shiu.

Të hënën dhe të martën do të fillojnë të fryjnë erëra nga jugu dhe juglindja dhe për këtë arsye do të jetë paksa më ngrohtë. Priten vranësira dhe intervale kohore me diell.

Lexo edhe:  Këta janë 14 personat e arrestuar në Call Center-a