Nga sot ndreqet moti, këto janë temperaturat

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se kjo javë fillon me mot relativisht të qetë, por gjatë ditës parashihet të ketë vranësira të dendura të cilat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu.

Nga sot e tutje është paralajmëruar se do të ketë stabilizim të motit. Mëngjeset parashihen të jenë relativisht të freskëta dhe në shumë vende mund të paraqitet mjegulla, kryesisht ultësirave.

“Vranësira do të ketë vetëm në stadet e larta të Troposferës. Lagështia relative mesatare ditore parashihet ti shënoj vlerat rreth normales, (50-75%), ndërsa sa i përket presionit atmosferik, vlerat e saj mbeten mbi normalen (1013mb).”

Lexo edhe:  Tronditëse: Një tjetër 13-vjeçare që u raportua e zhdukur në Suharekë dyshohet se është dhunuar nga dy persona