Nga nesër nxënësit shkojnë në pushim për tri ditë

Me kalendarin e vitit shkollor 2023/24, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka planfikuar që nxënësit të kenë pushim vjeshtor për tri ditë.

Nxënësit do të nisin pushimin vjeshtor më 1 nëntor dhe do të përfundojnë më 3 nëntor.

Muaj më parë, ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci kishte njoftuar se risi për këtë vit shkollor do të jetë pushim vjeshtor.

“Risi është se do të kemi edhe pushimi vjeshtor, në mënyrë që të kemi balancim mes ngarkesës së fëmijëve gjatë gjithë vitit të ri shkollor”, kishte deklaruar Nagavci.

Ndryshe, pushimi dimëror për nxënësit do të filloj më 15 janar 2024 dhe do të mbarojë më 23 janar 2024.

Lexo edhe:  Paralajmërimet për protestë të serbëve në afërsi të Jarinjës, gjendja vëzhgohet edhe nga ajri