Nga infermier në mjeshtër metali, kontributi i veçantë i Besim Fejzës për QKMF në Skenderaj

Edhe pse me profesion infermier në shërbimin e Urgjencës në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Skenderaj, Besim Fejza tregoi një shembull të rrallë përkushtimi dhe humanizmi. Jashtë orarit të tij të rregullt të punës, ai u paraqit vullnetarisht për të ndihmuar në rregullimin e një pjese teknike brenda këtij institucioni shëndetësor.

Përveç profesionit të tij të përditshëm, Besimi zotëron përvojë të çmuar si mjeshtër metali, një aftësi që e shfrytëzoi për të riparuar disa defekte në ambientet e QKMF-së, krejtësisht pa pagesë.

Ky gjest i tij është dëshmi se ndjenja e përgjegjësisë dhe dashuria për vendin e punës shkojnë përtej detyrës zyrtare. Besimi meriton mirënjohje për këtë kontribut modest në dukje, por me vlerë të madhe për komunitetin dhe kolegët e tij.

Lexo edhe:  Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim