Nesër varroset i riu mitrovicas që vdiq në Francë
Nesër në Mitrovicë do të varroset i riu Leonard Gashi, i cili vdiq në Francë, shkruan Jepi zë.
Leonardi u aksidentua rëndë para dy javësh dhe nuk arriti të mbijetojë plagëve të marra. Ai vdiq disa ditë pas aksidentit, më 18 gusht.
Trupi i pajetë është sjellë në vendlindje ndërsa ceremonia e varrimit bëhet nesër në varrezat e Shipolit.