Nesër stuhi në disa pjesë të Ballkanit, ky është parashikimi i motit për Kosovën dhe Shqipërinë

Një front i fuqishëm i ftohtë ajror nesër pritet të depërtojë drejt Ballkanit nga Alpet Evropiane duke shkaktuar destabilizim të fuqishëm të motit fillimisht në Slloveni ku priten rrebeshe intensive shiu me vetëtima dhe bubullimë. Shtrëngata shiu nesër priten edhe në bregdetin slloven.

Përderisa fronti depërton në veriperëndim të Ballkanit, në Kosovë dhe Shqipëri rriten temperaturat edhe më shumë. Fronti nga Sllovenia pritet të përfshijë edhe Kroacinë me rrebeshe të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë. Pasdite rrebeshe lokale priten edhe në disa vise të Bosnes dhe Hercegovines dhe Serbisë, ndërsa Mali i Zi, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia Veriore ende nën regjimin e vapes përcëlluese.

Ky front do të arrijë në Kosovë dhe Mal të Zi të mërkurën pasdite në formë më të dobësuar, por ende me gjasa të prodhojë rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë dhe ndonjë shtrëngatë të fuqishme lokale. Rrebeshe priten edhe në Maqedoninë Veriore dhe lokalisht edhe në veri dhe lindje të Shqipërisë, ndërsa të enjten priten rrebeshe më të përhapura shiu edhe në Shqipëri.

Fronti do të sjellë përsëri freski kalimtare pas vapes së fuqishme që pritet nesër dhe të mërkurën paradite. Edhe ky front shumë pak do të afektojë Shqipërinë deri të entjen, kur priten ulje të lehta të temperaturave dhe rrebeshe lokale shiu./MeteoBallkan

Lexo edhe:  E ndërroi qenin me një armë ilegale, vushtrriasi futet në telashe – përfundon në Polici