Nesër Osmani, Kurti dhe Konjufca e nisin ditën e punës bashkë, kjo është arsyeja
Të hënën nga ora 08:30, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca dhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bëjnë homazhe te shtatorja e Nënë Terezë në Prishtinë.
Ndërsa orën 09:30, Presidentja Osmani bashkë me Kryeministrin Kurti, vizitojnë Shtëpinë Muze të Nënë Terezës në Prizren.
Ndërkaq, me rastin e “Ditëve të Nënë Terezës”, në orën 15:00, në një ceremoni të veçantë, në Kabinetin e Presidentes Osmani mbahet ceremonia e dekorimit të disa personaliteteve të shquara me medaljen për humanizëm “Nënë Tereza”.