Edhe Mimoza Kusari i bashkohet karvanit të thirrjeve nga VV: Filloni mësimin nesër

Deputetja e Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila ka kërkuar që nesër të hapen shkollat dhe të nis mësimi.

Ajo përmes një postimi në Facebook ka shkruar se mësimi duhet të fillojë nesër, nxënësit duhet të ulen në bankat e shkollës aty ku e kanë vendin, jo në rrugë e jo shtëpi me dëshprimin që ende nuk u gjet zgjidhje për ta.

Thirrjet për të filluar procesi mësimor nuk kanë munguar ditëve të fundit, e më të shpeshtat kanë qenë nga deputetët e partisë në pushtet.

Lexo edhe:  Tragjedia në Gramsh, shefi i zjarrfikësve tregon si u mbytën katër persona