Nesër në protestën para Qeverisë merr pjesë edhe FAST, njësiti më kredibil i Policisë së Kosovës
Njësia Speciale Intervenuese (FIT) ka paralajmëruar protestën e radhës. Në protestë do t’i bashkangjitet edhe njësiti special i Policisë së Kosovës, FAST Kosova. Kështu bëjnë të ditur burimet e Paparacit.
Protesta do të mbahet nesër (e martë) duke filluar nga ora 12:00. Paralajmërimi tashmë u është dorëzuar stacionit policor Qendra në Prishtinë.
FAST është njësia më kredibile dhe arreston personat me rrezikshmëri të lartë. Ky njësit përbëhet nga një numër i të rinjve të cilët sipas njohësve janë trajnuar edhe jashtë vendit.
Kjo protestë mbahet për të shprehur pakënaqësitë lidhur me pagën, rrezikshmërinë dhe shtesat tjera.