Aksident në rrugën drejt aeroportit, Policia dhe Ambulanca në vendngjarje

Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik.

Një aksident trafiku ka ndodhur edhe pak më parë në rrugën drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës ‘Adem Jashari’.

Sinjalizuesit e Gazetës Sinjali kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet se atje tashmë ndodhen edhe njësitë policore dhe ekipi mjekësor i Emergjencës.

Nuk dihet nëse ka persona të lënduar.

Lexo edhe:  “5 mijë euro për një natë”, plas skandali i Arta Nitaj