Nesër mbahet seancë ndaj personave që e sulmuan fizikisht sot kryetarin e Pejës

Nesër do të mbahet seanca për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dy të dyshuarve për sulmin fizik ndaj kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi ka bërë të ditur se tashmë e kanë bërë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit.

“Nesër duke filluar nga ora 09:30 do të mbahet seanca për caktimin e paraburgimit”.

“Personat në fjalë akuzohen për veprat penale ‘sulm ndaj personit zyrtar’ dhe ‘lëndim i lehtë trupor’”, tha Nikçi për Klanin.

Ai ka shtuar se është lënduar shoqëruesi i Muhaxherit. Kryetari i Pejës ka thënë se është në gjendje të mirë shëndetësore.

Lexo edhe:  Publikohet video nga kamera e veturës: Momenti kur shembet e gjithë lagjja në Turqi për pak sekonda