Nesër i jepet lamtumira e fundit babait të Thaçit

Babai i ish presidentit Hashim Thaçi, Haxhi Thaçi, do të varroset nesër.

Kështu kanë konfirmuar nga familja e Thaçit dhe kanë bërë me dije se varrimi do të bëhet në orën 15:00.

Nesër, gjithashtu do të ketë edhe homazhe dhe mbledhje komemorative.

Gjatë kësaj kohe, familja dhe shoqëria mbesin në pritje nëse Gjykata Speciale do ta lejojë Thaçin të vjen në Kosovë.

Në raste të vdekjeve, Specialja nuk kishte lejuar asnjë të akuzuar për të ardhur në Kosovë për ditën e varrimit.

Vizitat ishin lejuar tek pas disa ditësh, kjo për të shmangur kontaktet me njerëz.

Lexo edhe:  Stuhi e fuqishme në Zvicër, momenti kur era e fortë merr pothuajse gjithçka – VIDEO