Nëse shihni këtë person, lajmëroni menjëherë Policinë e Kosovës

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për ta arrestuar Arsim Rashitin, I dyshuar për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

“Njësiti i hetimeve të stacionit të Fushë Kosovës, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e vendodhjes së personit që shihet në fotografi. I dyshuari Arsim (Rasim)Rashiti kërkohet për përfshirje veprën Lëndim i lehtë Trupor”, thuhet në njoftim.

Lexo edhe:  Detaje të reja: Alma zbuloi tradhtinë e burrit, pas takimit me kunatën u hodh nga ura e Bunës me tre fëmijët