“Jetën e japim, Mitrovicën s’e japim”, protestë para Ambasadës së Serbisë në Tiranë

Qytetarët kanë zhvilluar sot një protestë para ambasadës serbe në Tiranë, të shoqëruar me veshje popullor dhe flamurin shqiptar.

“Jetën e japim, Mitrovicën nuk e japim”, ishin këto thirrjet e qytetarëve para ambasadës serbe në Tiranë.

Protestuesit i kanë bërë thirrje Serbisë të ndërpresë fushatën kundër Kosovës.

“Hiqni duart nga Kosova”, kanë qenë thirrjet e qytetarë, ndërsa i kanë bërë thirrje autoriteteve të mos përkrahin Serbinë.

Lexo edhe:  Rikthehen infektimet dhe vdekjet me Covid–19 në Kosovë, infektologu Tolaj thotë se virusi mund të jetë përjetësisht në mesin tonë