Nëse i shihni këta dy persona, lajmërojeni menjëherë Policinë

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, ka realizuar një aksion kundër drogës në lagjen Tusuz të Prizrenit me qëllim  parandalimin dhe luftimin e trafikimit me narkotik dhe veprave tjera kriminale.

Nga ky aksion është arrestuar një 24 vjeçar i cili pas intervistimit me vendim të prokurorit kompetent është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se bëhet fjalë për Liridon Krasniqin i cili pas intervistimit, me vendim të prokurorit kompetent është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Megjithatë, i dyshuar i vetëm për këtë rast del të mos jetë vetëm Liridoni por edhe Ymridin Krasniqi i cili gjendet në arrati.

Për gjetjen e tij, Policia ka bërë një kërkesë për bashkëpunim me qytetarët pasi Ymridin dyshohet për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve.

Lexo edhe:  Familja nga Prishtina shpëton mrekullisht në Çitak të Skënderajit, shikojeni ku ka përfunduar vetura