Nëse e shihni këtë person lajmërojeni menjëherë Policinë, dyshohet për këtë vepër penale

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për të identifikuar dhe për të kapur një person të dyshuar.

Sipas njoftimit të Policisë, i dyshuari është shpallur në kërkim për veprën penale ‘Shpërdorim i pasurisë së huaj’ që ka ndodhur më 25 shtator në Prizren.

Për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e vendndodhjes së personit të dyshuar kontaktoni policinë apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, dhe në numrin kontaktues: 192. Ose sektorin e hetimeve te stacionit policor në Prizren. Te dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë”, thuhet në njoftim.

Lexo edhe:  Mërgimtarit nga Anglia ia vjedhin veturën në Prishtinë, Policia nis hetimet