“Nëse e lajmëron dikë, do të të mbys” – burri e rrah gruan e tij në Vushtrri, më pas e kërcënon të mos e denoncojë
Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhune psikike e fizike nga bashkëshortët e tyre, por edhe anëtarët tjerë të familjes, raporton Gazeta Sinjali.
Një rast i tillë ka ndodhur dje në rrugën “Sylejman Vokshi” në Vushttri, ku një grua e ka denoncuar bashkëshortin e saj për sulm fizik dhe kanosje.
Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se viktima e këtij rasti është rreth 24-vjeçare, ndërsa i dyshuari rreth 25-vjeçar.
Viktima ka dhënë deklaratën e saj në Polici, ku gjatë intervistimit ka thënë se bashkëshorti e ka sulmuar fizikisht dhe më pas e ka kërcënuar të mos i tregonte askujt.
Sipas saj, burri e ka goditur në dorë dhe e ka kanosur me fjalët: “Nëse e lajmëron dikë, do të të mbys”.
Nga ana tjetër, i dyshuari e ka mohuar akuzën, duke pretenduar se bëhej fjalë vetëm për një debat mes tyre.
Rasti është trajtuar nga hetuesit e dhunës në familje dhe në lidhje me këtë ngjarje është informuar edhe Prokurori.
Me urdhër të tij, i dyshuari është ndaluar për 48 orë