“Nëse del me dikë tjetër, kam me t’i thy durë e kamë” – Gjilanasi s’e lë rehat ish të dashurën, e kërcënon vazhdimisht

Shpesh herë të rinjtë e kanë të vështirë të pranojnë ndarjen nga partnerët e tyre. Ata nuk zgjedhin formë për të provuar që të kthehen sërish bashkë, e madje nuk i kursejnë as kërcënimet e shantazhet ndaj tyre.

Në hall me personin me të cilin ishte në lidhje dashurie për plot 8 vjet, është edhe një grua nga Gjilani.

Sinjali mëson se ani pse i kanë dhënë fund lidhjes tash e disa muaj, 40-vjeçari vazhdimisht e shqetëson ish të dashurën e tij, duke e kërcënuar në forma të ndryshme.

Përballë kësaj situate, viktima ka denoncuar rastin në Polici, ku ka deklaruar se i dyshuari e ka kërcënuar përmes telefonit se nëse del me dikë tjetër, do ia thyejë duart dhe këmbët.

Si rezultat i denoncimit, i dyshauri është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor ku është intervistuar lidhur me rastin.

Me urdhër të prokurorit, ndaj tij kanë nisur hetimet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Kanosje’ dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë.

 

Lexo edhe:  E rëndë: Humb jetën një punëtor në Prishtinë, ra nga kati i tretë i objektit ku punonte