Nervozohet Kim Kardashian, roja ia shkeli fustanin

Një video u bë shpejt virale në Tik-Tok, në të cilën Kim shfaqet para një turme fansash dhe fotografësh dhe një rojë sigurie shkel aksidentalisht mbi bishtin e gjatë të fustanit të saj.

Kjo e bëri të ndalet për pak kohë, pastaj të kthehet për t’u përballur me burrin. Edhe pse fytyra e saj ishte pjesërisht e mbuluar nga një kapelë lëkure, ishte e qartë se po e shikonte ashpër.

“A mund të shikosh se ku po ecën?”, thuhet se ia tha ajo, sipas një lexuesi buzësh për “Mirror”-in.

Pak çaste më vonë, ylli i reality show-t hipi në një automjet që e çoi në Muzeun Metropolitan të Artit.

Lexo edhe:  MPB e Maqedonisë Veriore del me detaje për atentatin ndaj kryetarit të Haraçinës