Nënoficeri i FSK-së certifikohet në Gjermani për përcjellje me motoçikletë
Nënoficeri i Forcave të Sigurisë së Kosovës, rreshteri Bunjanin Raçi, është certifikuar në Gjermani për një operim special.
Sipas njoftimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, bëhet fjalë për një lloj operimi që shërben për përcjellje të personaliteteve me rëndësi të veçantë me motoçikletë.
“Në kuadër të bashkëpunimit me Republikën Federale të Gjermanisë, dhe në kuadër të ngritjes së kapaciteteve të Policisë Ushtarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rreshter Bunjanin Raçi, ka përfunduar me sukses kursin për instruktor në Bundeswehr ku është certifikuar për operimin për ‘VIP Security and Escort’, përcjellje të personaliteteve me rëndësi të veçantë VIP-ve, me motoçikleta”, ka njoftuar FSK.