Nëna në Gjakovë e çon në Polici të birin, thotë se 15-vjeçari është përdorues i drogës dhe agresiv
Shpeshherë shkak i sjelljeve agresive ndaj familjarëve është edhe abuzimi me pije alkoolike e substanca narkotike.
Sinjali mëson se një grua në Gjakovë ka denoncuar ka denoncuar mbrëmë në Polici djalin e saj të mitur.
Bazuar në dëshminë e 49-vjeçares, 15-vjeçari është përdorues i narkotikëve dhe i njëjti ka qenë agresiv ndaj saj, duke i shkaktuar dhunë psikike.
Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është shoqëruar në stacion ku është intervistuar nga organet e hetuesisë dhe në prezencë të zyrtarit të Qendrës për Punë Sociale.
Me urdhër të prokurorit, ndaj tij është iniciuar rasti për veprën penale ‘Dhunë në familje’.