Nëna e përkujton Molosin: Djalin tim të hasretit e ka mbulua dheu i zi

Violeta Delija, nëna e Molosit i cili ka vdekur në aksident në autostradën “Ibrahim Rugova” më 16 dhjetor 2023, ka publikuar një shkrim pikëllues për të birin e ndjerë.

“Pse dritën e syve ma morët me latë pa djalë. E latë nënën tu vajtu e lan babën pa birin e tij te vetëm e lanë motrën pa vëlla”, ka shkruar Violeta, e cila ka tashmë vetëm vajzën Anean dhe bashkëshortin Eminin i cili gjatë kohës së luftës ishte i burgosur dhe përjetues i masakrës së Dubravës.

Përkujtimi i Violeta Delija:

Molos drita e nenës pse moj nan ike e me la me lot ne sy. O Zot nuk po mundem mo me duru , sot ka dal dielli kanë fillua festat janë dal plotë shok-djem te ri e djalin tim te hasretit e ka mbulu dheu i zi. Qohu moj dritë e bashkohu me shok edhe ti. O hapu toke ta shoh vetëm edhe një here se shume me ka marr malli me ja puth sytë e meja puth ballin. Pse dritën e syve ma morët me latë pa djalë.

E latë nënën tu vajtu e lan babën pa birin e tij te vetëm e lanë motrën pa vëlla .O MOLOS moj nën për çdo natë po te pres ne ëndërr me t’pa me ka marr malli veq një here meta ni zonin e mem thirr Oj nani. Inshallah shpirti yt i bardhë n’xhehnet oj drita e syve.

Lexo edhe:  Zyra e Gjykatës Speciale në Beograd – kur u hap dhe kush e udhëhoqi atë?