“Në vitin e parë të qeverisjes”: Hamza zotohet për rritje të pagave deri në 50% dhe pensioneve deri në 70%
Kandidati për kryeministër vendi nga PDK, Bedri Hamza, ka folur rreth planeve të tij në lidhje me përmirësimin e gjendjes ekonomike e rritjes së standardit të jetesës.
Hamza gjatë një paraqitje në Klan Kosova u zotua se pagat do të rriten deri në 50% ndërsa pensionet deri në 70%.
Ai tha se këto rritje do të ndodhin në vitin e parë të qeverisjes.
“Kjo rritje do të jetë në vitin e parë të qeverisjes”, tha ai në Klan Kosova