Në TikTok po shpërndahen mesazhe “nga e ardhmja”

Përdoruesit e Tik-Tokut kanë shtuar pretendimet se udhëtarë nga e ardhmja do ta vizitojnë Tokën, raportoi DailyMail të enjten.

Këto pretendime po shpërndahen me të madhe në këtë rrjeti social, e sipas mediumit britanik, kjo po bëhet kryesisht nga përdoruesit në moshë të re.

“Parashikimi i fundit” është se pushtues të huaj nga e ardhmja do të kryejnë një sulm të pashmangshëm në këtë planet. Përdoruesi me nofkën “EnoAlaric” ka mijëra ndjekës në Tik-Tok. Ai tha se është “turisti” që po vjen nga viti 2671.

Lexo edhe:  Aksident i rëndë në Arllat të Drenasit, disa persona të lënduar