Në Soçanicë të Leposaviqit largohet pankarta me shkronja të mëdha “Kjo është Serbi”

Policia e Kosovës ka larguar një pankartë “Kjo është Serbi” nga ura e këmbësorëve në Soçanicë, të Leposaviqit.

Pesë ditë më parë, e njëjta parullë është vendosur në rrethojën nga drejtimi nga Mitrovica Veriore në Leposaviq, dhe mbrëmë në urën e këmbësorëve nga drejtimi nga Leposaviqi në Mitrovicën e Veriut.

Ura e këmbësorëve në Soçanicë është ndërtuar në janar të vitit 2021 në mënyrë që nxënësit dhe banorët e këtij vendi të mund të kalojnë të sigurt rrugën kryesore Leposaviq-Mitrovicë Veriore. Jo shumë kohë më vonë, serbët vendosën një pankartë me mbishkrimin “Kjo është Serbi” dhe disa flamuj serbë.

Lexo edhe:  Më 1 prill shtrenjtohet me të madhe rryma në Kosovë, nisin ankesat