Në Skenderaj do të ndërtohet një xhami e re, kryetari Nura e quan lajm të mirë

Në qytetin e Skenderajt pritet të ndërtohet edhe një xhami e re, e cila po konsiderohet si e nevojshme për “xhematin” drenicas.

Përmes një postimi, Fadil Nura, ka shkruar se kjo po bëhet si përgjigje e kërkesave të besimtarëve islam, Këshillit të Bashkësisë Islame dhe nevojës nga rritja në vazhdimësi e qytetit të Skenderaj


Postimi i plotë:

Lajm i mirë në muajin e madhërishëm të Ramazanit, fillimi i ndërtimit të një xhamie të re në qytetin tonë, si përgjigje e kërkesave të besimtarëve islam, Këshillit të Bashkësisë Islame dhe nevojës nga rritja në vazhdimësi e qytetit të Skenderajt.
Sot me udhëheqësit e KBI-së, me kryeimamin Ibrahim Hoti, bashkëpunëtorët e tij dhe deputetin e Parlamentit të Kosovës, Mergim Lushtaku, për të diskutuar në hollësi këtë projekt dhe për lokacionin e përcaktuar sipas Hartës Zonale, ku do të ndërtohet një xhami e bukur!

Lexo edhe:  Vrasje në tentativë në Podujevë, i dyshuari ende i arratisur