Hapet një shkollë shqipe në Gjermani

Në qytetin Friedberg, pranë Frankfurt am Main në Gjermani, është hapur zyrtarisht shkolla shqipe, ku mësimin do ta ndjekin rreth 30 nxënës.

Ky hap konsiderohet i rëndësishëm për ruajtjen dhe zhvillimin e gjuhës shqipe, kulturës dhe identitetit kombëtar shqiptar në këtë rajon,  transmeton albinfo.ch.

Në ceremoninë e hapjes mori pjesë edhe Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës, Gëzim Gashi, i cili përgëzoi LAPSH Hessen për angazhimin e vazhdueshëm në institucionalizimin e mësimit të gjuhës shqipe në këtë land. Ai theksoi gjithashtu mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, falë së cilës në gjithë Hessenin funksionojnë shkolla shqipe me mbi 400 nxënës.

<div “=”” style=”font-style: normal; font-variant-caps: normal; font-weight: 400; letter-spacing: normal; orphans: 2; text-indent: 0px; text-transform: none; white-space: normal; widows: 2; word-spacing: 0px; -webkit-text-stroke-width: 0px; text-decoration: none; margin: 0px; padding: 0px; color: rgb(0, 0, 0); font-size: 14px; list-style-type: none; font-family: Oswald, sans-serif; box-sizing: border-box; caret-color: rgb(0, 0, 0); -webkit-tap-highlight-color: rgba(0, 0, 0, 0); -webkit-text-size-adjust: 100%; text-align: center;”>
Fjalë rasti mbajti edhe koordinatori i LAPSH Hessen, Nezir Bajramaj, i cili theksoi se në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës së Landit Hessen dhe Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës, mësimi plotësues i gjuhës shqipe po organizohet me sukses dhe tashmë është shtrirë në mbarë Hessenin.

Lexo edhe:  Digjet një veturë luksoze në autostradën “Ibrahim Rugova”- pamje nga vendi i ngjarjes