Në Mitrovicë shfaqet gjarpëri më helmues në Evropë

Në fshatin Suhodoll të Mitrovicës ishte shfaqur një gjarpër shumë i rrallë.

Në foton e shkrepur nga fotografi Kemajl Behrami kohë më parë shihet gjarpëri i familjes Vipera, që konsiderohet më helmuesi në Evropë.

Sipas të dhënave ky gjarpëri është mjaft helmues dhe zakonisht shfaqet në kohëra të nxehta për shkak të kamufllimit të tij nëpër gurë, por mund të shihet edhe kapur në drunjë.

Gjarperi Vipera nuk sulmon asnjëherë kur sheh njeriun, kafshimet ndodhin zakonisht kur qytetari mund ta shkel pa e vërejtur.

Kujtojmë se kohëve të fundit janë hasur numër i madh i gjarprinjëve në shumë vende të Kosovës./ Jepi zë

Lexo edhe:  Valon Syla zbulon se kur do të liberalizohen vizat: Ky burim nuk më ka mashtruar kurrë