Në familjen Jashari e agjëronin Ramazanin: Zgjimi në një syfyr i kishte shpëtuar nga sulmet e forcave serbe
Viteve kaluara ishte kthyer në debat bindja fetare e familjes heroike të Jasharëve dhe nëse ata kanë agjeruar apo jo.
Por duket se ky debat merr fund nga një rrëfim i para disa viteve nga ciceroni i kullave të Jasharajve, i cili tregon se si në një prej sulmeve serbe mbi familjen Jashari kishte ndodhur gjatë muajit të ramazanit dhe për fat syfyri ata i kishte shpëtuar.
Ciceroni tregon se forcat serbe kishin nisur një sulm heret në mëngjes mbi familjen Jashari duke menduar se do t’i gjenin në gjumë dhe të pa përgatitur, pa e ditur se ata të gjithë ishin zgjuar për syfyr.
Nga ky sulm, kishin mbetur të plagosura dy vajza të familjes Jashari, ndërsa forcat serbe ishin zbrapsur nga rezitenca e burrave dhe grave të Jasharajve.