Në ditën që u bë polic, Eugen Gashi shkon tek varri i babait që i vranë serbët

Ishte fëmijë kur, forcat serbe ia vranë babain në masakren e Mejes.

Eugen Gashi u rrit pa prindin e tij, i cili i mungonte gjatë rritjes së tij, shkruan Jepi zë.

Por për Eugenin dhe Enrikin u kujdes nëna e tyre herionë që vendos t’i rris dhe të kujdeset për dy djemtë e saj, ndërsa fryma e atdhedashurisë u mësua edhe nga gjyshërit e tyre.

Për dallim nga shumë të rinj, Eugeni dhe Enriki vendosen që mos ta lëshojnë vendin e tyre, po t’i shërbejnë vendit të tyre, shkruan Jepi zë.

Sot familja Gashi ndihet më krenare, sepse Kosovës ia shtojë edhe dy zyrtarë policor që do të shërbejnë me nder dhe krenari./Jepi zë

Lexo edhe:  “Një gjak borxh ma ki…”, 57-vjeçari në Suharekë pengon dhe kërcënon Policinë pasi shkaktoi aksident