Në cilat ditë duhet të udhëtoni, për të gjetur bileta të lira

Me afrimin e festave, ju mund të jeni duke planifikuar udhëtimin tuaj të radhës. Gjithashtu, mund të jeni duke kërkuar mënyrat më të mira për të ulur kostot e udhëtimit tuaj, veçanërisht nëse po planifikoni të blini edhe dhuratat e festave të fundvitit.

Pavarësisht nëse synoni të vizitoni familjen tuaj ose të bëni disa pushime dimërore, udhëtarët e zgjuar e dinë se kursimet fillojnë shumë kohë përpara se të hipni në avion. Ju mund të filloni të kurseni para që kur jeni duke rezervuar fluturimet.

Ekipi i Google Flights ka shqyrtuar të dhënat e biletave të fluturimeve të pesë viteve, për të gjetur mundësi të mira në ditët më të lira për të fluturuar, kohën më të mirë për rezervimin e fluturimeve tuaja gjatë çdo sezoni dhe shumë më tepër. Ja cilat janë disa nga këto gjetje.

Cila është dita më e lirë për të planifikuar një fluturim me avion?

Nëse po planifikoni të rezervoni një fluturim, mund të jeni duke u përpjekur që të gjeni opsionin më të lirë. Sipas Google, është më lirë të fluturosh në mes të javës, sesa në fundjavë. Fluturimet ndërmjet ditës së hënë dhe të mërkurë mund të jenë nga 12% deri në 20% më të lira se fluturimet e fundjavës. Të dielat janë një ditë e shtrenjtë për të rezervuar një udhëtim, thotë Google.
Ju gjithashtu mund të kurseni afërsisht 20% të çmimit duke rezervuar një fluturim me tranzit, në vend të një fluturimi direkt, nëse nuk ju shqetëson koha shtesë që do t’ju duhet për të arritur në destinacionin tuaj.

Lexo edhe:  Lulzim Hetemi që disa ditë i ngujuar në komunë, vesh trenerka nën kostum