Në Arabinë Saudite pas 70 vjetësh do të hapet një dyqan për shitjen e alkoolit

Arabia Saudite ka deklaruar se do të hapë një dyqan në Riad për t’i shitur alkool një grupi të zgjedhur emigrantësh jomuslimanë, i pari që hapet në më shumë se 70 vjet.

Klientela do të kufizohet në personelin diplomatik, i cili prej vitesh ka importuar pije alkoolike në pako zyrtare të mbyllura, të njohura si thasë diplomatikë.

Zyrtarët sauditë thanë se dyqani do të kundërshtonte “tregtinë e paligjshme të alkoolit”.

Ndalimi ka qenë ligj që nga viti 1952, pasi një nga djemtë e mbretit Abdulaziz vrau në gjendje të dehur një diplomat britanik.

Dyqani i ri do të vendoset në lagjen Diplomatike të Riadit në perëndim të qendrës së qytetit, sipas një dokumenti të parë nga agjencitë e lajmeve AFP dhe Reuters.

Një burim i tha Reuters se dyqani pritej të hapej brenda javësh. Megjithatë, do të ketë kufizime, si: Personat duhet të regjistrohen paraprakisht dhe të marrin leje nga qeveria, askush nën 21 vjeç nuk do të lejohet në dyqan, raporton BBC

Lexo edhe:  Aksident në Malishevë, lëndohen tetë persona