Në 26 vjetorin e rënies familja Shyti nga Oshlani kujton dëshmorin dhe ish mësuesin Mustafë Shyti

­Sot janë bërë 26 vite nga rënia në altarin Lirisë e dëshmorit Mustafë Shyti nga fshati Oshlan.

Në nderim të jetës dhe veprës së heroit, sot u bën homazhe në varrezat e dëshmorëve në Shipol të Mitrovicës, shkruan Jepi zë.

Familja e gjerë Shyti sot ka kujtuar dëshmorin dhe mësuesin që deri në momentet e fundit kishte në mendje shkollen dhe arsimimin e fëmijëve

Mustafa gjatë një betejë kishte mbetur i plagosur rëndë mirëpo në atë gjendje të rëndë, ai po mendonte për shkollën dhe nxënësit e tij sa që në ato momente të rënda për jetën e tij, kishte pyetur bashkëluftëtarët se, a eshtë djeg shkolla e fshatit?!

Mustafa ishte mësues i fëmijëve e poashtu pjesëmarrës i të gjitha protestave dhe demostratave që po bëheshin për Liri, Demokraci e Pavarësi të Kosovës.

Sot dëshmor prehet i qetë në varrezat e dëshmorëve në Shipol, pranë heroit dhe bashkëfshatarit të tij, ish ushtari të UÇK-së, Adnan Shyti- Adi./ Jepi zë

Lexo edhe:  “Kam me iu vra si leprat, dy gjaqe m’i keni borxh”/ Burri në Pejë kërcënon kunatin e motrës, arrestohet nga Policia