Ndryshon situata në Llugë të Podujevës, një pjesë e xhematit tani në përkrahje të imamit të zgjedhur nga BIK-u
Një ngjarje e pazakontë ndodhi dje në fshatin Llugë të Podujevës.
Një pjesë e xhematit të xhamisë së fshatit mbeti pa e falur namazin e xhumasë pasi që imami i ri, Zymer Konushevci nuk e hapi xhaminë me arsyetimin se BIK-ut nuk ia dha lejen për ta përuruar xhaminë e re.
Banorët kanë kërkuar që ata të përfaqësohen nga hoxha, Bahri Curri.
Mirëpo, ndryshe ndodhi ditën e sotme. Një grup tjetër i xhematit, përkrahës të vendimit të BIK-ut në zgjedhjen e Zymer Konushevcit si imam te xhamisë së fshtatit Llugë.
Më poshtë disa foto të përkrahësve të imamit të zgjedhur nga Bashkësisë Islame të Kosovës.