“Djemtë e Mitrovicës” mblodhën 15 mijë euro për gjysmë ore për sherimin e Leonit Syles, aksioni vazhdon

Grupi humanitar “Djemtë e Mitrovicës” me në krye biznesmenin dhe humanistin Lindrit Misinin kanë dëshmuar sërish humanizmin e tyre.

Djemtë e Mitrovicës për gjysmë ore kanë arritur të mbledhin 15 mijë euro për shërimin e Leonit Syles, shkruan “Jepi zë”.

“Jepi zë “e ka konfirmuar përmes ktij grupi se shuma prej 15 mijë eurove është mbledhur ndërsa vazhdon ende grumbullimi

Edhe grupi “Djemtë e Tavnikut” po vazhdon aksionin dhe është grumbulluar një shumë e konsiderueshme, derisa aksioni po vazhdon.

Ndihmës ju ka përgjegj edhe KB Trepca e cila ka ndarë 1000 euro.

Me këtë gatishmëri të qytetarëve pritet që shuma totale prej 60 mijë euro të arrihet shpejtë./ Jepi zë

Lexo edhe:  Profesori i shkollës teknike në Mitrovicë që u fotografua duke fjetur: Isha me grip