Ndryshon moti, sot temperaturat do të bien

Të premten do të kemi mot më të freskët dhe ulje të temperaturave.

Temperaturat minimale ndërmjet 4-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-19 gradë Celsius.

Vikendi parashihet me kushte krejtësisht tjera meteorologjike, pasi që do të ketë rënie të temperaturave dhe reshje shiu.

Do të fryjë erë e lehte deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit.

Lexo edhe:  Kurti thotë se krerët e UÇK-së po mbahen padrejtësisht në Hagë: Mbrojtja e tyre do të duhej të ishte një