Ndodh në autobusin urban: Hajduti arratiset nga xhami i autobusit pasi i dështoi vjedhja

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Panorama”, ndërsa i arrestuari është banues në Kashar.

‘Në lidhje me një video të publikuar në rrjete sociale, në të cilën shfaqet një shtetas duke dalë nga dritarja e një autobusi, ju informojmë se:

Sot, rreth orës 10:30, është marrë njoftim se në një autobus që lëvizte në rrugën “Panorama”, një shtetas kishte tentuar të vidhte një shtetase. Shërbimet e Policisë kanë kaluar menjëherë në adresën e dhënë dhe kanë shoqëruar në Komisariat, shtetasin P. Zh., 51 vjeç, banues në Kashar, për veprime të mëtejshme.

Në lidhje me këtë rast, deri tani nuk ka asnjë kallëzues. Po punohet për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti’, njofton policia.

Lexo edhe:  Momenti kur deputeti i LDK-së e shan kryeministrin Kurti: Phu t’q**** tradhtarin