“Ndihmo edhe ti” – Halil Kastrati ndan dy mijë euro për minatorin që po vuan nga leukemia akute
Humanisti Halil Kastrati ka njoftuar se shoqata “Jetimat e Ballkanit” e kanë ndihmuar me dy mijë euro Petrit Bajramin, minatorin nga Mitrovica që po vuan nga sëmundja e leukemisë akute.
Kastrati një gjë të tillë e ka bërë të ditur përmes ‘Facebook’-ut, teksa ka kërkuar edhe ndihmën e të tjerëve për ta shëruar minatorin, i cili është baba i tre fëmijëve.
Shoqata Jetimat e Ballkanit përmes donatorëve e ndihmoj me 2 mijë euro dhe apelon te të gjithë njerzit e vullnetit te mirë ti dalin në ndihmë. O Zot shëroje Petritin dhe çdo të sëmurë”, ka shkruar ndër të tjera humanisti.
Kostoja e shërimit të Petritit është mbi 100 mijë euro, me të cilën është dëshmuar edhe përmes profaturës.
Petritit i duhet të shërohet në Turqi, pasi që ndërhyrja mjekësore nuk kryhet në Kosovë.
Informatat e nevojshme për ndihmë:
Kontaktet me familjarë: +38349811952, +38349415144.