Ndërron jetë zyrtarja e Gjendjes Civile në Pejë, Luljeta Cena

Drejtoria për Administratë në Pejë ka bërë të ditur ndarjen nga jeta të zyrtares së Shërbimit të Gjendjes Civile, Luljeta Cena.

Në njoftim, kolegët e saj e kanë kujtuar si një mike dhe bashkëpunëtore të dashur, e cila la pas vepra të rralla dhe një staf që e donte dhe e respektonte jashtëzakonisht shumë.

“Lule, ike e bekuar duke lënë pas një staf që të donin dhe i doje aq shumë, duke na lënë vepra të rralla për ne që gjithmonë do t’i mbajmë në mendjet dhe zemrat tona. Shpirti yt u prehtë në paqe, e mira Luljetë”, thuhet në njoftimin e tyre.

Lexo edhe:  “Guxo ndalëm, s’ka me ta mbërri ymri me marrë rrogën e parë si pylltar”/ Mitrovicasi kërcënon rojën e pyllit që s’e la të priste dru