Ndërron jetë specialistja e mjekësisë së përgjithshme

Oda e Mjekëve të Kosovës përmes një njoftimi ka njoftuar të hënën, se ka ndërruar jetë specialistja e mjekësisë së përgjithshme, doktoresha Rabë Zeqiraj-Bytyqi.

Në njoftimin e Odës është thënë se Bytyqi ishte mjekja e parë në Komunën e Istogut, si specialiste e mjekësisë së përgjithshme.

“Specializimin për mjekësi të përgjithshme e kreu në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Prishtinës. Dr. Rabë Zeqiraj- Bytyqi u ka shërbyer qytetarëve në Qendrën e Mjekësisë Familjare, në Istog, për vite me radhë. Oda e Mjekëve të Kosovës, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të saj”, u tha në njoftimin e Odës.

Postimi i plotë:

Ndahet nga jeta Dr. Rabë Zeqiraj- BytyqiDr. Rabë Zeqiraj- Bytyqi mjekja e parë Shqiptare në Komunën e Istogut, specialiste e mjekësisë së përgjithshme. Specializimin për mjekësi të përgjithshme e kreu në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Prishtinës.Dr. Rabë Zeqiraj- Bytyqi u ka shërbyer qytetarëve në Qendrën e Mjekësisë Familjare, në Istog, për vite me rradhë.Oda e Mjekëve të Kosovës, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të saj.

Lexo edhe:  Tentim vrasja në diskotekën ‘Lit’: Ky është i dyshuari që u kap në flagrancë pas dy muajsh në arrati