Ndërron jetë gazetari i njohur kosovar

Gazetari i njohur kosovar Arben Rugova ka ndërruar jetë.

Lajmin për vdekjen e kanë bërë të ditur familjarët e tij.

“Me zemër të thyer njoftojmë se të hënën me datën 18 mars 2024 në moshën 52 vjeç ndrroi jetë i yni, Arben (Jakup) Rugova. Varrimin e kryejmë të enjtën me 21 mars në ora 15:00 në fshatin e vendlindjes Hakaj, komuna Plavë – Mali Zi. Ngushëllimet i pranojmë të premten, 22 mars në shtëpi të lindjes po në Hakaj, kurse në Prishtinë të dielen me datën 24 mars në Hotel Grand prej orës 9 deri në orën 17:00. Arbeni u trashëgua nga bashkëshortja Mina, djali Rioni dhe vajza Sena Të piklluarit: Babai Jakupi, bashkëshortja Mina, e bija Sena, i biri Rioni, motrat Selvija, Sofija dhe Arbnorja me familje, vëllai Agroni me familje si dhe familja dhe farefisi i gjërë. Të qoftë i lehtë dheu i Malcisë vendlindje Beni ynë!”, thuhet në njoftim

Lexo edhe:  Me mëngjesin kanë “zbardhur” edhe dëmet e shkaktuara nga shpërthimi i mbrëmshëm në veri