Ndërron jetë artisti e regjisori nga Ferizaj, Kushtrim Asllani

Ka ndërruar jetë artisti dhe regjisori nga Ferizaj, Kushtrim Asllani.

Lajmin e bëri të ditur këngëtari Mentor Haziri, me anë të një postimi të ndarë në rrjete sociale.

“Kushtrimi djali i dajës na la e na tronditi të gjithëve sot. Një djalë shembullor, një artist e regjisori me një kontribuut të madh në Teatrin e Ferizajit e komunitetit tonë artistik në qytet e më gjerë”, ka shkruar ai.

Tutje vazhdoi: “Një djalë që na donte të gjithëve e që pritke me ardh me na pa në pranverë. Të pushoftë shpirti në parajsë Kusho”.

Një reagim për artistin e ka bërë edhe aktorja e ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Gresa Gashi.

 

“Më trondit lajmi për vdekjen tënde. U prehsh në paqe Kushtrim. S’po më besohet”, ka thënë ajo.

I njëjti viteve të fundit mësohet se ka qenë duke jetuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lexo edhe:  Urime 7 Marsi – Dita e Mësuesit