Ndërron jetë 31-vjeçari Yll Çeku nga Qyshku i Pejës
Ka ndërruar jetë Yll Çeku 31-vjeçari nga Qyshku i Pejës, pasi nuk arriti t’i bënte ballë plagëve nga një aksident i cili raportohet në ketë ndodhur në shtator të vitit të kaluar.
Familjarët kanë bërë të ditur se varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër në varrezat e fshatit Qyshk, gjersa funerali niset nga shtëpia e të ndjerit rr. Martiret e Qyshkut në orën 14:00.
Yll Çeku ishte nipi i gjeneralit Agim Çeku.


