Ndërroi jetë në QKUK, detaje për vdekjen tragjike të punëtorit në Prizren

Pak më parë u raportua për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Prizren, ku një person ka marrë lëndime të rënda në vendin e tij të punës, e të cilat dolën të jenë fatale për të.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se viktima fillimisht është dërguar në Spitalin Rajonal në Prizren, por për shkak të natyrës së lëndimeve, ai është transportuar me urgjencë për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinës.

Pavarësisht intervenimit të stafit mjekësor, viktima s’ka arritur t’u bëjë ballë plagëve dhe si pasojë ka ndërruar jetë rreth orës 14:30.

Ndërkohë Sinjali mëson se njësitë policore dhe Inspektorët e Punës kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Lexo edhe:  Gjuajtja me armë në Fushë Kosovë: Ky është personi që ishte cak i të dyshuarit