“Ndarje si e jona kurrë mos paqtë moj nanë”, kush është vajza nga Skenderaj poezia e të cilës u bë virale
Me një poezi kushtuar nënës së saj u bë teje virale, por kush është autorja Ferdane Sahiti
Poezia e recituar nga autorja Ferdane Sahiti me tematikë ikjen e të rinjëve nga vendi duke i lënë nënat pas marrjes së rrugës gurbetit, është bërë tejet virale në rrjetet sociale.
Por kush është vet autorja e cila preku zemrat e të gjithëve?
Ferdane F. Sahiti, e lindur në Kopiliq të Skenderajt në vitin 1989 ku shkollimin fillor e kreu në Turiçec, të mesmin në Skenderaj, ndërsa studimet universitare dhe pasuniversitare (master) për ekonomi i përfundoi në Prishtinë.
Ferdanja gjithashtu ka të përfunduar edhe fakultetin e infermierisë së përgjithshme në kolegjin AAB, si dhe është duke studiuar për psikologji të përgjithshme, po ashtu duke vazhduar masterin në shkencat e aplikuara në zootekni në Universitetin e Prishtinës.
Që nga mosha e saj shumë e re ajo është marrë me shkrime të zhanreve të ndryshme, si: tregime, poezi për fëmijë e të rritur etj, disa nga të cilat i ka botuar në disa revista dhe tashmë është autore e shumë librave. Po ashtu është kryedaktore në revistën “Uji” për femijë.
Këto janë vetëm disa nga librat e autores Sahiti:
Gurrë Urtie
Mijëra Fjalë
Kandil pa Fitil
Ti Mundesh
Qëndro Pozitiv
Beso në veten tënde
Guxo
Vepro
Ajka e dashnisë