Ndalohet në Klinë vetura e vjedhur që po kërkohej nga Interpoli

 Njësia policore e auto-krimeve ka identifikuar dhe ndaluar një veturë në Klinë, e cila po kërkohej ndërkombëtarisht.

Rasti ka ndodhur pasditen e djeshme.

Sipas policisë, vetura me targa të Zvicrës ishte përvetësuar nga i dyshuari, në mënyrë të kundërligjshme.

Pasi janë bërë të gjitha hetimet e nevojshme dhe është konsultuar prokurori, vetura është sekuestruar.

Rasti është vijuar në procedurë të rregullt./IndeksOnline

Lexo edhe:  Rrahje mes disa personash në Mitrovicë, përdoren shufrat metalike/ Përfshihen dy pjesëtar të FSK-së