Ndahet shorti i Ligës së Kombeve, këta janë kundërshtarët e Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka mësuar sot kundërshtarët e saj për edicionin e katërt të garës së Ligës së Kombeve.

Kosova ndodhet në Ligën C të Ligës së Kombeve, teksa është caktuar të luaj në Grupin 2.

Për kundërshtarë, Përfaqësuesja e Kosovës ka Rumaninë, Qipron dhe varësisht kush kualifikohet nga Liga D do të luaj ndaj Lituanisë ose Gjibraltarit.

Shorti i plotë, Liga C

Grupi 1: Suedia, Azerbejxhan, Slovakia, Estonia.

Grupi 2: Rumania, Kosova, Qipro, Lituania/Gjibraltari.

Grupi 3: Luksemburgu, Bulgaria, Irlanda e Veriut, Bjellorusia.

Grupi 4: Armenia, Ishujt Faroe, Maqedonia e Veriut, Latvia.

Lexo edhe:  Kosovarët që gjenden në Stamboll mund të lajmërohen në këtë numër emergjent