E turpshme: I mituri në Klinë ushtron dhunë ndaj nënës dhe motrës së tij, intervenon Policia

Foto ilustruese

Dhuna në familje po vazhdon të mbetet një nga damkat më të mëdha të shoqërisë kosovare.

Çdo ditë në Polici raportohen raste ku gratë dhunohen në forma të ndryshme nga burrat, djemtë, vëllezërit e anëtarët e tjerë të familjes. Në shumë raste, viktima janë edhe nënat, të cilat përjetojnë dhunë nga fëmijët e tyre.

Një konflikt familjar ka ndodhur edhe dje në në fshatin Siqevë të Klinës, ku një person i mitur dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës dhe motrës së tij.

Sinjali mëson se njësitë policore kanë shoqëruar në stacion policor të miturin, i cili është intervistuar në prezencën e zyrtarit të Qendrës për Punë Sociale dhe avokatit mbrojtës.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që rasti të iniciohet për veprën penale ‘Dhunë në familje’.

Lexo edhe:  Lajm i hidhur për gazetarin e njohur drenicas, Arsim Lani, i vdes prindi